Rezultati pas pjesës së parë është 1-1, derisa Barcelona e riktheu baraz-peshën me golin e superyllit argjentinas Lionel Messi në minutën e 45’, përcjell KosovaPress.

Ky gol i realizuar nga numri 10 i “Katalanasve” ka një rëndësi te veçantë për sulmuesin nga Argjentina pasi ai me këtë rast ka barazuar numrin e golave të realizuar për një skuadër me legjendën e Brazilit Pele.

Tashmë Messi ka realizuar 643 gola, aq sa kishte edhe legjenda e futbollit botëror Pele.